Nesër takimi Osmani-Peach
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar për media, takimi Osmani-Peach nis në orën 11:00.
Ndryshe, I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Për portalin rtv21.tv kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Nuk është bërë e ditur agjenda e këtij takimi.
I dërguari i Britanisë së Madhe, Stuart Peach paraprakisht e ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq./21Media