Nesër zhvillohet ndeshja vendimtare, Shkupi apo Ballkani?

Shkupi ose Ballkani, dy ekipet nesër do të përballen në ndeshjen historike e cila është vendimtare për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup. Trajneri Sedloski tha se gabimet që kanë bërë ndaj Dinamo Zagrebit dhe Shamrokut nuk duhet përsëritur nuk duhet përsëritur.
“Bëhet fjalë për ekip cilësor, luan futboll shumë ofensivë. Por duhet pasur parasysh se me cilat ekipe kanë luajtur ata dhe me cilat ekipe kemi luajtur ne. Kështu që ajo ndeshje miqësore në Strugë nuk d.m.th. asgjë, ky është një nivel tjetër“, tha Goce Sedlloski, trajner.
Përforcimi  më i ri i Shkupit, Besir Demiri mendon se Shkupi është favorit në këtë ndeshje, pasi sic thotë Liga e Maqedonisë është më cilësore.
“Ne si klub nuk duhet t’ia lëmë rastësisë, dhe ta lëshomë këtë rast të cilin që e kemi para nesh. Mendoj se ka kualitet më shumë se Ballkani pasi që e dimë edhe kualitetin e Ligës së Kosovës por ndeshje është e barabartë shpresoj që të dalim fitimtarë”, deklaroi Besir Demiri, futbollist.
Pasi takimi është vendimtarë dhe përballen dy ekipe shqiptare, në stadium pritet të ketë shumë tifozë. Gjithashtu është paralajmëruar se të pranishëm do të jenë edhe tifozë të skuadrës mysafirë nga Kosova. Ndeshja zhvillohet në stadiumin Toshe Proeski me fillim në ora 21:00./TV21

Back to top button