Neslihan Atagul i rikthehet projekteve filmike

Pasi bëri një pauzë të shkurtër në aktrim, aktorja turke Neslihan Atagul është rikthyer me projekte të mëdha.
E njohur për rolin e saj në serialin “Kara Sevda”, Atagul njoftoi ndjekësit përmes Instagramit se po rikthehet në vendin ku ajo di të bëjë më të mirën e saj.
Neslihan kohë më parë pati ndërprerë edhe xhirimet e filmit “Seferin Kizi” në të cilin luante një nga rolet kryesore, për shkak të problemeve me shëndetin.
Duket se gjërat kanë ecur në të mirë të 29 vjeçares dhe se ajo do të kthehet shumë shpejt me projekte të tjera të mëdha.
Një nga filmat në të cilët do të luajë është “Ahh Belinda” një ‘remake’ i një filmi të vitit 1986.
Neslihan po përgatitet edhe për një tjetër projekt, ku do të luajë krahë bashkëshortit të saj, aktorit Kadir Dogulu./21Media

Back to top button