Netanyahu shpërndan fjalimin e Osmanit për hebrenjtë në Kosovë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sot e ka shpërndarë në profilet e tij sociale videon ku kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për hebrenjtë.
Videoja e Osmanit është xhiruar pranë pllakës përkujtimore për hebrenjtë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Netanyahu e ka quajtur prekës fjalimin e Osmanit.
“Një mesazh prekës nga Dr. Vjosa Osmani, Kryetare e Parlamentit të Kosovës, kombi i parë me shumicë myslimane që do të hap Ambasadë në Jerusalem”, ka shkruar Netanyahu.
מסר מרגש ודרישת שלום מיו”ר הפרלמנט של קוסובו, עוסמני ויוסה, המדינה המוסלמית הראשונה שתפתח שגרירות בירושלים.
A touching message from Dr. Vjosa Osmani, Speaker of the Parliament of Kosovo, the first Muslim-majority nation to open an Embassy in Jerusalem. pic.twitter.com/7LFMUelUTx
— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) September 7, 2020
Në fjalimin e saj Osmani ka shprehur falënderimin për njohjen nga Izraeli. Ajo ka folur se si për më tepër se shtatë dekada më parë shqiptarët në Kosovë kanë hapur zemrën dhe shtëpitë e tyre për qytetarët hebrenj për t’i shpëtuar nga shfarosja./21Media