Netflix nuk do ta transmetojë serialin e animuar të Meghan Markle

Netflix ka anuluar transmetimin e “Pearl”, një serial i animuar i krijuar nga Meghan Markle.
Seriali, i cili u njoftua vitin e kaluar, është një nga disa projekte që janë hequr nga gjigandi i transmetimit.
Muajin e kaluar, Netflix zbuloi për rënie të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë do të largohen nga shërbimi.
Kjo fshiu mbi 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë pasi ekspertët paralajmëruan se Netflix po përballet me një luftë për t’u rikthyer në rrugën e duhur.
Archewell Productions, kompania e formuar nga Duka dhe Dukesha e Sussex, njoftoi vitin e kaluar se Meghan do të ishte producente ekzekutive e “Pearl”.
Seriali ishte planifikuar të përqëndrohej në aventurat e një vajze 12-vjeçare, e cila është frymëzuar nga gra me ndikim të historisë.
Megjithatë, Netflix konfirmoi se do të vazhdojë të punojë në një numër projektesh me Archewell Productions, duke përfshirë një serie të quajtur “Heart of Invictus”.
Seriali do të fokusohet në atletët që garojnë në Lojërat Invictus për veteranët e lënduar, një ngjarje e themeluar nga Princi Harry, në Hagë në vitin 2022.
Netflix tha gjithashtu se kishte vendosur të mos ecë përpara me dy seritë e animuara për fëmijë Dino Daycare dhe Boons and Curses./21Media

Back to top button