Real Madridi në finale

Real Madridi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 6-5 dhe me një paraqitje spektakolare në ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”.
Përkundër se u zhvillua një lojë e hapur dhe me disa raste të mira për shënim, skuadrat shkun në pushim me rrjeta të paprekura.
Por, ndryshe foli pjesa e dytë që dhuroi spektakël. Manchester City kaloi në epërsi në minutën e 73’ me golin e bukur të Ryad Mahrez dhe kjo epërsi u ruajt nga skuadra angleze deri në minutën e 90, atëherë kur Rodrygo barazoi shifrat në 1-1 dhe më pas po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë për Real Madridin, rezultat ky që siguroi vazhdimet për shkak se rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 5-5.
Skuadra e Carlo Ancelotti hyri me më shumë vetëbesim në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Ishte Karim Benzema ai i cili në minutën e 95’ u pengua brenda zonës dhe u akordua penallti të cilët vet francezi e ktheu në gol duke e thelluar epërsinë e skuadrës së tij në 3-1.
Deri në fund të ndeshjes skuadra e Pep Guardiolas provoi ta rikthente rezultatin dhe të siguronte ekzekutimin e penalltive por që nuk ia doli dhe Reali kalon në finale të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” më 28 maj do të ballafaqohen në Francë me gjigantin anglez Liverpoolin që siguroi finalen pasi e mposhti Villarrealin të martën.

Back to top button