Netflix nuk lejon hyrjen në zyrat e kompanisë pa dëshminë e vaksinimit kundër COVID-19 

 
Netflix vendosi një rregull të ri për zyrat e kësaj kompanie. Ajo nuk do të lejojë asnjë person, as nga radha e të punësuarve e as vizitorëve që të hyjnë në zyrat e kësaj kompanie pa dëshminë se janë vaksinuar kundër COVID-19.
Muajin korrik, kjo kompani u bë studioja e parë në Hollywood që mori vendim të vaksinohen të gjithë anëtarët e produksioneve filmike që kontaktojnë me të angazhuarit në film e shfaqje të ndryshme, e tani, kjo kompani perforcoi akoma më shumë këtë vendim.
Këtu përfshihen ata që kontaktojnë me aktorë, regjisorë dhe anëtarë të tjerë të ekipeve të punëtorëve.
Ka pasur informata se Netflix do të kërkojë punëtorë për tu kthyer në punë pas Ditës së Punëtorëve, muajin shtator, por kjo duket se nuk qëndron më.
Zyrat e saj janë hapur për stafin e punëtorëve që vaksinohen, megjithatë shumica prej tyre do të vazhdojnë punën nga shtëpia.
Disa nga stafi gjatë pandemisë deri më tani kanë punuar në selinë për lansimin e filmave, e pjesa më e madhe kanë punuar nga shtëpitë.
Netflix është kompania e fundit më e madhe që mori vendim të mos lejojë qasjen e askujt në zyrat e kompanisë pa u vaksinuar, as kontaktuesit me punëtorë, aktorë e regjisorë.
Javën e kaluar, një vendim të tillë e mori edhe Walt Disney.
Në radhë të atyre që morën këtë vendim janë edhe: Microsoft, Google dhe Walmart.
Muajin e kaluar, në Los Angjellos ku Netflix ka zyrat e saj, u rikthye në fuqi edhe mbajtja e maskave për ndalim të përhapjes së COVID-19. Megjithatë Nertflix nuk ka dhënë koment për këtë./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=k_jgZGaBKCQ

Back to top button