Netflix realizon dokumentar dedikuar Britney Spears

 
Dokumentari i ri i Netflix dedikuar Britney Spears është gati të lansohet, pasi që u lansua traileri i tij. Ky dokumentar titullohet “Britney Vs Spears”.
Në klip dëgjohet mesazhi i Spears drejtuar një avokati në vitin 2009.
Regjinë e dokumentarit e ka bërë Erin Lee Carr . Ky dokumentar ka më shumë se një vit që filloi të realizohet.
Sipas të dhënave, dokumentari “Britney Vs Spears” përqendrohet rreth kujdestarisë së pazakontë ndaj Spears, ndërkaq përfshinë figura të rëndësishme rreth sferës së veprimtarisë së saj. Nuk është e qartë nëse vet Spears është e përfshirë në këtë projekt.
Në fillim të këtij muaji, babai i Spears, James Parnell Spears kërkoi nga avokati i tij që t’i jap fund kujdestarisë së saj 13 vjeçare.
Në këtë kërkesë, avokati ktheu përgjigjen se nëse zonja Spears dëshiron t’i japë fund kujdestarisë ndaj saj dhe beson se mund t’ia dalë vetë, atëherë edhe zotëria Spears beson se ajo mund të ketë këtë mundësi.
Lajmi për lansimin e dokumentarit “Britney Vs Spears” vjen pas lansimit të dokumentarit të Hulu-së, “Framing Britney Spears”, i cili përqendrohet në lëvizjen Free Britney, sipas të cilit thuhet se Britney është mbajtur nën përkujdesje me vjet të tëra përkundër dëshirës së saj. Kjo ka nxitur interesimin nga mediet shoqërore që të zbulohet rreth kujdestarisë së saj të pazakontë 13 vjeçare.
Pas fillimit të zhvillimit të dokumentarit të Netflix, “Britney Vs Spears” , situata e Spears u bë pjesë e qarkut të lajmeve ndërkombëtare, kur me 23 qershor Britney për herë të parë edhe dha dëshminë e saj në gjyq.
Ajo tha se është abuzuar me të gjatë kujdestarisë së saj, dhe kështu ka marrë përkrahjen e fansave nga e mbarë bota.
Erin Lee Carr, e cila është e bija e gazetarit të ndjerë David Carr, veçohet për hulumtime në sistemin e drejtësisë penale. Ajo ka realizuar edhe dokumentarë të tjerë, si “How to Fix a Drug Scandal” dhe të tjerë.
Dokumentari “Britney Vs Spears” do të lansohet me 28 shtator, para datës së seancës së radhës të saj, që do të mbahet një ditë më pas./21Media

Back to top button