Delta ka pushtuar globin!

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se varianti Delta i ka kaluar të gjitha variantet e tjera të COVID-it.
Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19 në OBSH, tha se më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama.
“Është e vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha ajo.
Sipas Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.
Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të COVID-19 që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.
Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e virusit.
Punëtorët e ndërtimit gjithashtu, tani kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para se të lejohen të kthehen në punë.
Shteti Victoria, ku ndodhet Melburni, raportoi 603 raste të reja të martën, niveli më i lartë deri më tani i infektimeve ditore gjatë këtij viti./21Media
 

Back to top button