Nevojitet më shumë mbështetje e BE-së për refugjatët ukrainas

Europa po neglizhon Poloninë dhe Hungarinë kur bëhet fjalë për mbështetjen për numrin e refugjatëve ukrainas që vendet po pranojnë, deklaroi presidenti polak Andrzej Duda.
Pas një takimi me homologun e tij hungarez, Duda pohoi se asnjë vend nuk kishte marrë mbështetjen e mjaftueshme për të zbatuar programet e nevojshme për të ndihmuar mjaftueshëm miliona njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, përcjell rtv21.tv
Ai tha se nuk kishte dyshim se ky qëndrim minon unitetin evropian, por premtoi të vazhdojë të bëjë gjithçka për t’i bërë mysafirët nga Ukraina të ndihen sa më mirë në Poloni.
Të dhënat e fundit të OKB-së tregojnë se 6.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë. Vendi që ka pranuar më së shumti refugjatë është Polonia – 3 milionë e 376 mijë e 992 refugjatë./21Media

Back to top button