Kaloni te përmbajtja kryesore

New Basket, kampion i Ligës U16

Skuadra prizrenase, New Basket është shpallur kampion i Kosovës për kategorinë U16 në konkurrencën e meshkujve.
New Basket në ndeshjen në finale në Gjilan ka mundur Dritën me rezultat 54:63, për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.
Kupën kapitenit të New Basket ia dorëzoi Anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Bislimi.
New Basket edhe në garat e rregullta ishte në vendin e parë, duke shënuar 13 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, njëherësh skuadra e vetme pa humbje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button