Neziri: Punësime partiake kemi bërë edhe na

Kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Gani Neziri sonte në RTV21 ka theksuar të gjitha partitë politike që vijnë në pushtet bëjnë punësime partiake.
Në lidhje me këtë çështje, Neziri ka theksuar se punësime të tilla kanë bërë edhe vetë.

Gjatë debatit, Neziri është përplasur edhe me kandidatën për kryetare nga radhët e PDK-së, Leonora Morina-Bunjakun.
”Ma mirë e përfaqësoj unë PDK-në, ndërsa Leonora Morina-Bunjaku e përfaqëson PSDK-në se e ndjen me zemër”, ka thënë Neziri./21Media

Back to top button