Nga 1 mijë e 500 vdekje nga COVID-19, 89% ishin të pavaksinuar plotësisht

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 1 mijë e 435 vdekje nga COVID-19 për periudhën 5 gusht – 1 dhjetor 2021 në Kosovë, 89 përqind e tyre janë regjistruar në mesin e personave të pavaksinuar plotësisht.
Në një publikim të Ministrisë së Shëndetësisë në faqen zyrtare të Facebook, bëhet e ditur se nga 1 mijë e 435 vdekje, 1 mijë e 280 kanë qenë të pavaksinuar plotësisht.
Sipas, MSh-së kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga COVID-19.
Edhe pse situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile,  në rajon, Evropë dhe botë është rënduar në javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529), i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button