Nga 1 shtatori mbyllen për qarkullim disa rrugë e rrugica në Prishtinë

Nga data 1 shtator do të mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në kryeqytet, njofton Komuna Prishtinës.

Vendimi është publikuar në Facebook nga Komuna e Prishtinës.

“Nga data 1 shtator 2023 do të mbyllen për qarkullimin e mjeteve motorike: Rruga ‘Rexhep Luci’ nga tuneli deri te sheshi, rruga ‘Qamil Hoxha’ nga kthesa e rrugës deri tek sheshi dhe rrugët/rrugicat të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare”, thuhet në vendim./21Media

Back to top button