ZPS-ja pushon hetimin ndaj Driton Lajçit

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se ZPS-ja i ka pushuar hetimet ndaj ish-zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, Driton Lajçi.

Driton Lajçi, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u bë i dyshuar i ZPS-së në vitin 2019. Çështja e tij lidhej me hetime dhe/ose çështje gjyqësore që kishin të bënin me krime bazë të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Më poshtë jepet kronologjia e zhvillimeve kryesore në këtë çështje, me lidhjet përkatëse për parashtrimet e protokolluara, si edhe aspektet e shqyrtuara prej Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) dhe Avokatit të Popullit të DHSK-së:

Të hënën është njoftuar se ZPS-ja ka pushuar hetimin ndaj Lajçit, pa ngritur aktakuzë.

“Më 18 gusht 2023, në bazë të rregullës 47 të Rregullores, ZPS-ja dorëzoi njoftim për pushimin e hetimit kundër Driton Lajçit. Sikurse shihet nga parashtrimet publike në këtë çështje, Driton Lajçi, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u bë i dyshuar i ZPS-së në vitin 2019. Çështja e tij lidhej me hetime dhe/ose çështje gjyqësore që kishin të bënin me krime bazë të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, njoftohet nga Dhomat e Specializuara.

ZPS-ja ka paraqitur kronologjinë e ngjarjeve në lidhje me hetimin ndaj Lajçit.

2019: Driton Lajçi u bë i dyshuar dhe u thirr në atë cilësi për t’u marrë në pyetje nga ZPS-ja. Lajçi parashtroi kërkesë referuese në DHSGJK ku paraqiti pretendime për shkelje të të drejtave të tij gjatë procedurës së marrjes në pyetje nga ZPS-ja

2020: DHSGJK-ja e deklaroi të papranueshme kërkesën referuese meqenëse kundër tij ende nuk ishte ngritur akuzë penale dhe, rrjedhimisht, kërkesa referuese u konstatua e parakohshme.

2021: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e parë të Lajçit për një urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Më pas, Gjykata e Apelit rrëzoi apelin e Lajçit kundër këtij vendimi dhe u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores; Lajçi i parashtroi Avokatit të Popullit të DHSK-së ankesë ku pretendonte, ndër të tjera, se procedurat e ZPS-së dhe trajtimi i tij në përgjithësi kishin cenuar të drejtën themelore të tij për gjykim të drejtë. Avokati i Popullit i DHSK-së konkludoi se nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën dhe e refuzoi atë mbi këtë bazë.

2022 – 2023: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e dytë të Lajçit për urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Lajçi parashtroi apel kundër këtij vendimi por Gjykata e Apelit e rrëzoi atë dhe përsëri u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores.

ZPS-ja parashtron njoftim se hetimi i saj kundër Lajçit ka përfunduar.

Back to top button