Nga 17 tatuazhet që ka, njëri ka kuptim më të veçantë për Dua Lipën

Artistja shqiptare Dua Lipa, një ndër zërat ikonik që ka marrë hov në gjithë botën me talentin e saj, nuk ka ngurruar asnjëherë të shpreh dashurinë që ka për vendlindjen e prindërve.
Dua e lindur në Londër, por ajo çdo herë ka qenë afër Kosovës me veprimtarinë e saj.
Ka 17 tatuashe, por njërin nga ta ia ka kushtuar vendit të saj.
“Sunny Hill” është tatuazhi i veçantë i Lipës, që në shqip do të thotë “Kodra e Diellit”, një lagje në Prishtinë dhe ia ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje.

Kjo gjë është nënvizuar edhe nga faqja zyrtare e Fondacionit “Sunny Hill” në “Tëitter”.
“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë. ‘Sunny Hill’ u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ka një kuptim të veçantë për mua.”, ka thënë Dua.
“Edhe pse ka lindur në Londër, ajo thotë se ‘Sunny Hill’ ka qenë gjithmonë shtëpia e saj”, theksohet në faqen e Sunny Hill në Twitter./21Media

Back to top button