Nga 26.91 për qind e votave të numëruara prinë PAN me 37.59 %

LDK-AKR-Alternativa e dyta

Nga 26.91 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 37.59 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 23.33 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 20.78 për qind. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 9.07 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.54 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka 1.30 për qind, Partia Fjala 1.04 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.

Back to top button