Nga 27 shtatori pritet të fillojë mësimi në shkolla

Kryetarët e komunave sot mbajtën një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë me theks të veçantë për masat e reja.
Vitia në këtë takim informoi kryetarët me situatën e tanishme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër COVID-19.
Tutje, ministri informoi kryetarët me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
– Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota,
– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
– Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.
Në këtë takim, nga kryetarët e komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim u paraqitën edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës, me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor.
Në të njëjtën kohë, nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit./21Media

Back to top button