Ambasada e ShBA-së për reciprocitetin: Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet

Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe sot ka deklaruar se në takimin e mbajtur me kryeministrin Kurti ka diskutuar për reciprocitetin për targa ndaj Serbisë.
Giacobbe ka theksuar se duhet të bëhen hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet.
“Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.”, ka shkruar Giacobbe.


Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button