Nga 4 shtatori i zhdukur, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për ta gjetur 27-vjeçarin

Ka shtatë ditë që është zhdukur 27 vjeçari nga Shqipëria Melidin Adili nga fshati Borje i Shqipërisë. Ai së fundi ishte parë afër fshatit Brod të Komunës së Dragashit.
“Me datë 04 shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur. Personi Melidin (Izudin ) Adili, lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga shokët e tij të punës, me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, KK Dragash. Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi. Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri./21Media

Back to top button