Modric i pandalshëm!

Konsistenca e Luka Modric gjatë dekadës së fundit ka të bëjë po aq me disiplinën e tij sa edhe talenti i tij i padiskutueshëm në fushë.
Mesfushori i Real Madridit tani është 37 vjeç dhe nuk tregon shenja të ngadalësimit. Ai mahniti tifozët në fitoren 3:0 të së martës ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol tejet të bukur dhe duke marrë ovacione të vazhdueshme nga të gjithë tifozët brenda “Celtic Park” për paraqitjen e tij.
Ai luajti 45 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa Reali arriti triumfin në La Liga dhe të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve në të njëjtën sezon për herë të katërt në historinë e tyre, përcjell KosovaPress.
Pra, çfarë e mban fituesin e Topit të Artë në vitin 2018 në formë të mirë? Asgjë shumë drastike sipas vetë yllit kroat.
Modric tha “Diario AS”: “Ata gjithmonë më pyesin për sekretin tim, por nuk di çfarë t’ju them. Është e natyrshme. Unë jetoj për futbollin 24 orë të ditës. Mendoj se është shumë e rëndësishme.Unë e dua atë që bëj dhe po kënaqem si kurrë më parë në profesionin tim, sepse e di që jam në një moshë të vështirë për një futbollist”.
“Ndoshta kjo është arsyeja pse po e shijoj si kurrë më parë, sepse nuk e di se sa mund të qëndrosh në këtë nivel dhe në këtë klub, në të cilin kërkesat janë maksimale. Mundohem t’i shijoj seancat stërvitore dhe lojërat. Të gjitha që ndihmojnë të jesh i mirë në këtë moshë”, shtoi më tej Modric.
Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti ka rifreskuar opsionet e mesfushës së skuadrës së tij gjatë vitit të kaluar.
Eduardo Camavinga u transferua në vitin 2021 dhe këtë verë dhe Aurelien Tchouameni mbërriti nga Monaco në një marrëveshje prej 110 milionë eurosh.

Back to top button