Nga arresti shtëpiak, Agim Ademi e përkrah Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës këtë radhë ka udhëtuar pa kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademi.

Kreut të FFK-së i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit.

Por, përkundër faktit se nuk mundi të shkonte fizikisht në Izrael, Ademi e zgjodhi një mënyrë tjetër për t’i përkrahur djelmoshat e Kombëtares.

Ai e bëri një postim në rrjetin social, Facebook, pa e shkruar asnjë fjalë, por e shpërndau videon motivuese të Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Kampionat Evropian.

Ademi u intervistua të mërkurën, ndërsa më pas iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese të Euro 2024, ndërsa do të luajë me Izraelin në Tel Aviv, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00.

Back to top button