“Tehut të Ferrit” në RTV21

Programi dokumentar “Tehut të Ferrit” në RTV21, çdo të hënë nga ora 21:15

Edicioni i parë i programit dokumentar “Tehut të Ferrit”, që transmetohet më 27 mars, trajton pozicionin e Kosovës në kuadër të shpartallimit të Jugosllavisë, si dhe shkaqet e pasojat e tmerrshme të zhvillimeve para gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë 13 edicioneve të Programit dokumentar “Tehut të Ferrit” të autorit Florin Kelmendi, shfaqen fakte e dëshmi të regjistruara nga RTV21 para dhe gjatë luftës në Kosovë; dokumentohen shpërnguljet dhe mbijetesa e shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve të 90-ta; si dhe masakrat e kryera nga forcat serbe mbi popullatën civile në Kosovë.

Back to top button