Nga dashuria për profesionin, djalin e pagëzoi me emrin HTML
Një çift nga Santa Maria, befasoi me një emër të çuditshëm që ia ka vënë foshnjës.
Nga dashuria për profesionin, babai vendosi ta pagëzojë të birin HTML, shkurtesë për “Hypertext Mark-up Language”.
Në një postim në Facebook baba i foshnjës Pascual ndau foton në të cilën zbuloi se i biri quhet HTML.
Foshnja HTML peshonte 2.25 kilogramë në lindje, transmeton rtv21.tv.
Pascual tha për mediat lokale se emrat unik janë karakteristikë e familjes së tij, duke shpjeguar se emri i tij i shkurtër është Macaroni 85, ndërsa motra e tij quhet Spageti 88. Mac shkoi më tej duke thënë se dy fëmijët e motrës së tij quhen Cheese Pimiento dhe Cheese Parmesan.
Ndërsa interneti e ka mirëpritur me ngrohtësi engjëllin e vogël të çiftit, përdoruesit e internetit nuk mund të ndalen së ndarë mendimet dhe reagimet e tyre ndaj emrit të pazakontë të foshnjës dhe postimi viral tani ka grumbulluar më shumë se 9,800 reagime, 1,600 komente./21Media