Nga dita e enjte nuk do të ketë ujë në disa vende në Obiliq

Kompania Rajonale ‘Prishtina’, ditën e sotme ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në disa vende në Obiliq.

Sipas njoftimit të bërë për media, kjo do të ndodhë për shkak të disa punimeve që do të bëhen.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve nga operatori i kontraktuar nga KRU ‘Prishtina’ Sh.a për ndërrimin dhe ndërtimin e rrjetit për furnizim me ujë në Obiliq është planifikuar që, në ditët ne vijim duke filluar nga nesër (e enjte) nga ora 09:00 deri në kryerjen e punimeve do të ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq saktësisht për rrugët:

Ferid Curri

Idriz Sallova

Abaz Pllana

Sadri Prestreshi

Ajet Mjeku

Shkupi

Gjeneva,si dhe zonat për rreth këtyre rrugëve. Punimet pasojnë si pjesë e projekteve investive të planifikuara të KRU ‘Prishtina’, në shërbim të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë”, ka njoftuar KRU”Prishtina” në Facebook. /21Media

Back to top button