Nga e hëna mbyllen dyqanet dhe shkollat në Itali

 

Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën, pas paralajmërimit të kryeministrin Mario Draghi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit.

Për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale. Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa.

Javën e kaluar qeveria bllokoi eksportin e 250 000 dozave të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi në një përpjekje për të adresuar mungesat e vaksinave.

Po kështu edhe Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia kanë ndaluar të gjithë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se nuk kishte asnjë tregues se kjo ishte e vërtetë, duke theksuar se vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën./A2/

Back to top button