Nga e hëna pritet të punësohen 750 punëtorë shëndetësor

Duke qenë se numri i të prekurve me virus është rritur dukshëm edhe nevoja për punëtorë shëndetësor është rritur.
Sot, drejtori i SHSKUK-së ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, ku ka bërë të ditur se këtë vikend pritet të përfundoj nënshkrimi i kontratave në Ministrinë e Shëndetësisë, për pranimin e 750 puntorëve shëndetësor.

Ndërkaq, gjashtë ditë më parë qeveria kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19.
Me këtë rast, numri total i punëtorëve shtesë shëndetësorë që janë angazhuar që nga qershori i këtij viti arrin në 2 mijë./21Media 
 

Back to top button