Nga e mërkura më shumë rreze dielli

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nga sot parashihet që reshje bore të ketë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.
Sipas njoftimit të IHMK thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
“Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button