Rusët po e ndjejnë krizën e sanksioneve

Njerëzit e zakonshëm rusë tashmë po e ndjejnë goditjen e sanksioneve perëndimore që synojnë bankat e tyre, gjë që po e bën më të vështirë për ta aksesin e parave.
Këtu janë disa mënyra të përditshme se si ajo prek njerëzit, sipas vendasve rusë që folën me BBC:
-Njerëzit nuk mund të përballojnë pagesat e hipotekës pasi normat e interesit u dyfishuan të hënën në 20%.
-Ata kanë humbur mënyrat e pagesës sepse bankave të tyre u është ndërprerë Visa dhe Mastercard, dhe më pas Apple Pay dhe Google Pay.
-Njerëzit po përpiqen të nxjerrin dollarë amerikanë – duke çuar në skena të radhëve të gjata në ATM.
“Kur filloi operacioni në Donbas, shkova në ATM dhe tërhoqa kursimet që kisha në Sberbank në dollarë. Tani i mbaj ato nën jastëk”, tha një burrë rreth të 30-ve në Moskë, transmeton rtv21.tv.
Në fillim të vitit 2022, një dollar këmbehej për rreth 75 rubla dhe një euro për 80. Por lufta ka ndihmuar të vendosen rekorde të reja – në një moment të hënën një dollar kushtonte 113 rubla dhe një euro, 127./21Media

Back to top button