Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë

Edhe një person ka mbetur i plagosur i cili është dërguar në emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, nga grabitja e armatosur e cila ndodhi sot rreth orës 10:30 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për portalin rtv21.tv ka thënë se gjendja shëndetësore e të plagosurit është shumë e rëndë.

Syla tha se pacienti është duke iu nënshtruar operimit dhe është nga nacionaliteti serb.

“Gjendja e pacientit të dytë është po ashtu shumë e rëndë. Për momentin është në sallë të operacionit”, ka thënë Syla.

Ndryshe, dy persona kanë mbetur të plagosur sot rreth orës 10:30 në një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon i cili transportonte para në lagjen Veternik të Prishtinës.

Raporohet se i plagosuri i dytë është i dyshuari për grabitje.

Nga Policia nuk kanë dhënë detaje për të plagosurin e dytë. Ndërsa nga Prokuroria thonë se deri më tani nuk ka ndonjë person të ndaluar lidhur me rastin./21Media

I plagosuri në gjendje të rëndë, nga QKUK-ja flasin për RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button