Nga ishulli grek Rodos zjarri përhapet në Korfuz

82 zjarre në të gjithë Greqinë, 64 prej të cilëve filluan të dielën, e që ishte dita më e nxehtë e verës deri më tani, janë vënë nën kontroll gjatë natës nga zjarrfikësit.

Zjarri përfshiu fillimisht pjesë të konsiderueshme të ishullit të Rodosit, duke detyruar mbi 30 mijë njerëz që të evakuoheshin, ndërkohë që nga era e fortë, flakët janë përhapur edhe në ishullin e Korfuzit.

Ndihmë për Greqinë u ofrua nga Bashkimi Evropian dhe gjetkë, me avionët turq të zjarrfikësve që iu bashkuan shuarjeve të zjarrit në Rodos.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë të hënën në Parlamentin grek se përgjatë javëve të ardhshme duhet të jenë më të përgatitur.

Ai ka thënë se kjo krizë do të shfaqet kudo, me fatkeqësi edhe më të mëdha.

Back to top button