Nga janari do të nisë matja e zhurmave në kafiterit e Prishtinës

Zhurmës së shkaktuar gjatë natës në lakalet e kryeqytetit për vite me radhë po i vjen fundi. Kjo, pasi që në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë matja e zhurmës në kafiteri. Qytetarët thonë se kafiteritë deri tani kanë shkelur ligjin, duke prishur  rendin dhe qetësinë publike.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nga janari do të nisë matja e zhurmave në kafiteritë e kryeqytetit, teksa njoftoi se testimi i tyre tashmë ka filluar.(Përgatiti: Aurela Elshani, kamera: Orhan Bylykbashi)./21Media           
                                                                                                                      
 

Back to top button