Humbjet e mëdha të kursimeve pensionale ngjallin pakënaqësi

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi mbi 160 milionë euro në tregjet ndërkombëtare financiare deri në korrik të këtij viti. Humbjet shkaktuan pakënaqësi ndër qytetarë dhe në qarqe ekonomike.
Por, njëherësh riaktualizuan kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale. Peticioni me mbi 20 mijë nënshkrime me këtë kërkesë pritet që të diskutohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.(Përgatiti: Valmire Hoti, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button