Nga java e ardhshme ilaçi “Remdesivir” sigurohet për pacientët me COVID-19
Klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme po përballen me një fluks të madh të pacientëve të infektuar.
Këtë e bëri të ditur drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në emisionin “Argument Plus” të RTV21.
Ai tha se rreth 1 mijë e 200 pacientë po marrin trajtim spitalor, ndërsa numri më i madh i tyre ishte katër apo pesë ditë më parë, kur ky numër i ishte afruar 1 mijë e 300 pacientëve.
Tutje, Krasniqi bëri të ditur se numër i lartë i grave shtatzëna është prekur nga COVID-19.
Krasniqi poashtu bëri të ditur se të gjithë pacientët të cilët po trajtohen për COVID-19 nga fundi i javës së ardhme nuk do të kenë nevojë ta blejnë ilaçin “Remdesivir”, pasi ai do t’ju sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë./21Media