Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga kryetitujt tek kutitë e votimit: Integriteti i informacionit në zgjedhje

Roli vendimtar i mediave në sigurimin dhe mbulimit profesional dhe transparent të fushatës zgjedhore, që nga kryetitujt e deri tek publikimi i rezultateve zgjedhore, u diskutua në një tryezë diskutimi për integritetin e informacionit, ku morën pjesë përfaqësues të KPM-së dhe të mediave.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, deklaroi me këtë rast se në Kosovë “ka aktorë të huaj keqdashës që tentojnë të minojnë demokracinë duke i shfrytëzuar ndasitë etnike”, përmes dezinfomatave, sidomos në periudha të zgjedhjeve.

“…Dezinformatat mund të kenë pasoja të mëdha, por veçanërisht gjatë viteve të zgjedhjeve dhe është e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje në informata të sigurta për të marrë vendimet më të mira që mund të marrin për të ardhmen e vendit të tyre…Ka aktorë dashakeq të huaj aktivë që tentojnë të minojnë demokracinë e Kosovës duke ekspaltuar ndasitë etnike. Nuk duhet të lëmë një gjë e tillë të ndodhë…”

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, shpalosi obligimet që parasheh ligji për zgjedhjet, i cili sipas tij, më shumë favorizon partitë politike sesa transmetuesit.
Incizim: Jeton Mehmeti, kryetar i Komisionit të Pavarur për Media

“…ligji i vitit 2021 për zgjedhjet. Ky ligj parasheh që transmetuesit ja kanë borxh secilit subjekt politik një minutazh të caktuar. Kanë hapësirë pa pagesë në secilin tv të caktuar… ligji kërkon që me si rregullator që caktpjmë blerjen e kohës dhe sasinë…”

Drejtoresha e përgjithshme e RTV21, Afërdita Saraçini – Kelmendi, deklaroi se problematika më e madhe në kuadër të kësaj fushate do të jetë dezinfomimi, i cili do të vijë jo nga mediat por nga rrjetet e ndryshme sociale, duke keqpërdorur inteligjencën artificiale.

“…nëse kërkohet prej medias barabarësia qoftë individuale qoftë parti politike, qoftë në kohë pagesa. Atëherë pse partitë politike varësisht nga numri marrin shuma të cilat ju shërbejnë fushatave të tyre. Pse KQZ përcakton çmim tjetër për LVV dhe tjetër për PDK e LDK. Pse aty ska barabarësi të subvencionimit për fushatën? Deklarata për AI…”, tha Saraçini – Kelmendi

Kryeredaktorja e Grupit Koha, Brikenda Rexhepi, deklaroi se qasja ndaj mediave po shtrembëron diskursin ndaj tyre, sepse po atakohen edhe mediat profesionale.

“…kohëve të fundit ka filluar të përhapet shumë një term kur flitet për media. Ku i quajnë media kritike apo jo kritike. Kjo është qasje e dëmshme që i’u bëhet mediave dhe idesë së gazetarisë. Mediat mund të jenë profesionale ose jo profesionale, kritike ose jokritike më shumë ka të bëjë me opinone dhe qëndrime, ndërsa kur raporton, ekziston profesionale ose joprofesionale…”, tha Rexhepi

Sipas, drejtorit të informacionit në televizionin Dukagjini, Dibran Istrefi, mediat janë në zjarrin e betejës së dikujt tjetër, si dhe në luftën për të ruajtur integritetin.

“…problematike është tendencat apo devijimet e qëllimshme. Zakonisht në fushata apo parafushata zgjedhore e cila nis më herët. Ajo që ne ballafaqohemi që devijimin e infos duan rë bëjnë eksponentët e partive politike. Ajo që neve na sfidon është ruajtua e integritetit dhe parimebe profesionale. Si ta trajtojmë një deklaratë, që qëllimin në parim e ka te zgjedhjet. Ne si media jemi në zjarrin e betejës së të tjerëve dhe në ruajtjen e integritetit…e kemi një rregullore në të cilën ne si media kemi kogja shumë pakënaqësi…”, tha Istrefi

Redaktori nga televizioni publik i Kosovës, Menduh Hysa, deklaroi se vëmendja që ka marrë inteligjenca artificiale, po e dëmton faktorin njeri.

“…ka shqetësime se do mund të ketë lajme të rreme dhe info me intergritet të cenuar ku mund ta deformojnë apo ta shmangin nga rruga e drejtë procesin zgjedhor…”, tha Hysa.

Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9-të shkurt, ndërsa fushata zgjedhore nis më 11 janar./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button