Nga ky muaj puntorët teknik të sektorit privat në QKUK marrin pagat me rritje

Nga 1 qershori 2024 pagat e punëtorëve teknik të sektorit privat në QKUK, do të jenë me rritje për 100 euro më shumë, pra gjithsej 402 euro, kjo u bë e ditur nga kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi.
Sipas tij, deri te ky rezultat erdhën pas shumë negociatave, protestave, grevave me punëtorët teknikë të sektorit privat QKUK dhe pas shumë përplasjeve e shtyrjeve.
“Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia, i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritjeje. Ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unikë arrihet gjithçka që lejon ligji”, shkroi tutje Azemi./21Media