Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia

(Lajm i përditësuar)

Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia

Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq ka dalë nga objekti i policisë në veri të Mitrovicës. Ajo ka dalur në shoqëri me avokatin e saj Miodrag Bërklaq. Gjithçka është zhvilluar shpejtë, ndërsa për t’i ikur mediave automjeti i tyre me targa KG ka dalë nga pjesa e pasme e objektit, raporton kp

Numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Ema Radoiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.


Bashkëshortja e Millan Radojiçiqit po intervistohet në polici, Policia jep detaje

Gruaja e Milan Radojiçiqit, Ema Radojiçiq, është duke u intervistuar në Stacionin e Policisë në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për rtv21.tv  e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka treguar se ajo është duke u intervistuar në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

”Konfirmojm se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, tha Elshani.

Bashkëshortja e Millan Radojiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, Ema Radojiçiq,ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të kp-së.

Policia e Kosovës e kontaktuar nga rtv21.tv as nuk ka pohuar dhe mohuar një rast të tillë.

As nuk e mohojmë as nuk e pohojmë një gjë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit.

 

Back to top button