Nga nesër ata që udhëtojnë në Angli, duhet ta kenë testin PCR ose duhet të izolohen

Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se nga data 30 nëntor, të gjithë qytetarët që jetojnë në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe të izolohen derisa të rezultojnë negativ për COVID-19, nëse duan të udhëtojnë për në këtë shtet.
Tutje, Ambasada ka njoftuar se këto masa vlejnë edhe për personat që janë vaksinuar.
Ndryshe, të gjithë të rriturve në Britani të Madhe do t’u ofrohet një dozë përforcuese ndaj COVID-19 për të ndihmuar në ndalimin e variantit Omicron.
Lëvizja erdhi mes raporteve se laboratorët në Mbretërinë e Bashkuar po hetojnë 75 mostra ‘të mundshme’ të variantit Omicron dhe deri në 150 të tjera ‘të mundshme’.
Ministrat kanë njoftuar tashmë futjen e kufizimeve të reja për shkak të virusit, përfshirë maskat e detyrueshme të fytyrës në dyqane dhe rregulla të reja për izolimin./21Media

Back to top button