Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga nesër diaspora do ta ketë një dritare për investime në Kosovë

Të martën do të lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

Lansimi i saj do të bëhet në orën 09:30.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button