Nga nesër qytetarët e Prishtinës do të furnizohen me insulinë

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga nesër me datë 7 korrik 2021, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me insulinë.

Furnizimi, sipas njoftimit të Komunës, mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

“Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media

Back to top button