Nga Nisma në Vetëvendosje

Asambleistja nga Malisheva i bashkangjitet Lëvizjes Vetëvendosje

Asambleistja e Nismës në Kuvendin Komunal të Malishevës, Beije Sertolli, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka shkruar se vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës, por edhe tek qytetarë të tjerë.

“E përkushtuar për të qenë pjesë e organizimeve të tilla vite më parë iu pata bashkuar fillimisht IQM-së e pastaj Nismës për Kosovën si një përgjigje ndaj nevojës për ta ndryshuar gjendjen dhe për t’i ndalur politikat aspak progresive të PDK-së. Për më tepër ne ftuam qytetarët që të na përkrahin në rrugëtimin tonë dhe vetëm me përkrahjen e tyre arritëm të krijojmë një realitet të ri politik në Malishevë, i cili duhej të ishte e kundërta e PDK-së. Mirëpo, vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar me të drejtë pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës por edhe tek qytetarë të tjerë, pasi që ky vendim është në kundërshtim të plotë me vet idenë dhe bazën mbi të cilën është them eluar Nisma”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se, nga sot aktiviteti i saj politik do të vazhdoj përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Back to top button