Merkel: “Britania do të trajtohet drejt por Brexit do të ketë dhe çmim”

Largimi i Britanisë nga BE-ja

Britania do të trajtohet në mënyrë të drejtë nga Bashkimi Evropian pasi të largohet nga blloku, tha kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, por shtoi se megjithatë Brexit do të paguaj çmimin e tij.

Britania njoftoi zyrtarisht synimin e saj për tu larguar nga blloku 28 anëtarësh në muajin mars dhe ka deklaruar po ashtu synimin e saj për të mbajtur marrëdhënie të ngushta me BE-në edhe pas largimit.

Në ditët e fundit, Merkel në mënyrë të përsëritur ka thënë se Britania duhet të përgatitet për një marrëdhënie më të distancuar me BE-në, në momentin që ajo nuk do të jetë më anëtare e unionit./21Media

Back to top button