Nga një muaj paraburgim 13 të dyshuarve në rastin “TOTO”

Nga një muaj paraburgim u është caktuar 13 të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale në rastin “TOTO”.
Sipas njoftimit masa e paraburgimit ka nisur nga data e arrestimit, 5 tetor.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.10.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.11.2022 ndaj trembëdhjetë (13) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale si në vijim:
S.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm, Fajdeja P.K.,Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm S.G.,Fajdeja. Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge L.B.,Fajdeja. Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar Sulmi Fajdeja Detyrim. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, I.K.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm V.T.,Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm. B.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve D.K.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm A.G:, Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm A.D.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm H.Xh., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm A.S.,
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm E.G.,Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media

Back to top button