KQZ s’mohon se në zgjedhje të ketë edhe komisionerë të dyshuar për manipulim votash, fajëson partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar anëtarët e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit, por nuk ka mohuar që ndër ta të ketë edhe komisionerë që janë të dyshuar për manipulim votash në zgjedhjet e dhjetorit.
Kryesuesi i Këshillit për Operacione Zgjedhore, Alban Krasniqi, tha se si KQZ janë munduar që në zgjedhjet e qershorit të mos përfshijnë komisionerët e dyshuar për manipulim votash në zgjedhjet e dhejtorit, por që përgjegjësia për ndonjë rast u mbetetet partive politike.
“KQZ-ja kur ka dërguar njoftimet për emërimin e anëtarëve ka kërkuar nga subjketet që të mos dërgojnë emra që kanë qenë të përfshirë në parregullësitë e evidentuara në zgjedhjet e dhjetorit… Për këtë mbajnë përgjegjësi edhe partitë potlike nëse kanë dërguar në ndonjë prej rasteve … …Ne si KQZ aq sa kemi mundur kemi qenë për mospërshirje të tyee por me fund përgjegjësia i mbetetet partive politike”, tha Krasniqi.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 38 qendra do të angazhohen 2,213 anëtarë, në kuadër të 508 ekipeve të numërimit, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike pjesëmarrëse në proces zgjedhor./RTV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?