Nga një muaj paraburgim për dy mjekët e Spitalit të Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, të cilët janë arrestuar të shtunën nga Krimet Ekonomike nën dyshimin për marrje ryfsheti. Mjekët janë arrestuar gjatë kujdestarisë.

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy mjekëve e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Dje (01.05.2023), gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj dy pandehurve H. B. dhe L. M. të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit me 29.04.2023 e gjerë me datë 28.05.2023, konform dispozitave të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafët 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, ka thënë Shkodra.

Ai tutje ka thënë se kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit. Ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi./21Media

Back to top button