Një polici i vihet flaka në protestat e Parisit

Protestat e djeshme ishin të dhunshme në Paris. Mijëra njerëz morën pjesë në protestat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron.

Protesta eskaloi kur një polici iu vu flaka nga protestuesit.

Të paktën 108 policë u plagosën dhe rreth 300 persona u arrestuan në incidentet gjatë protestave të 1 Majit në Francë, të cilat, sipas sindikatave, mblodhën 2.3 milionë, ndërsa policia numëron rreth 780,000 njerëz.

Një polic i Parisit është lënduar rëndë në një sulm me një koktej molotov. Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen kolegët duke tentuar të shuajnë flakën në trupin e tij, të shkaktuar nga sulmi me koktej molotovi.

Back to top button