Nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore e të plagosurve në Prishtinë

Një person ka vdekur dhe dy persona janë plagosur në një hotel në lagjen Arbëria në Prishtinë të shtunën rreth orës 13:20.

Të lënduarit dyshohet se janë plagosur me mjet të mprehtë. Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë njoftuar për portalin rtv21.tv se njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda.

“Kemi dy të plagosur në Qendrën Emergjente me armë të ftohët, mjet shpues, njëri është më rëndë, dhe do të vazhdojë tretmanin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, kurse tjetri do të lirohet për procedura policore”, ka thënë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Më herët, lajmin për rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Sipas saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes./21Media

Back to top button