Nga sot një person mund të caktojë termine për 10 persona të tjerë

Nga sot platforma eKosova mundëson që një person të caktojë termine për 10 persona të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë teksa bëri këtë njoftim, bëri edhe apel tek të gjithëve për aplikim dhe caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.
Gjithashtu MSH-ja apelon që në të njëjtën kohë të zbatohen masat kundër COVID-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit COVID-19 është i lartë.

Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH tutje ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës. Deri më sot 318 mijë e 099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button