Nga sot punëtorët e MKRS-së janë në grevë

Grevë deri të rivendoset çështja

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga sot do të jenë grevë.

Ata po kundërshtojnë vendimin e ministrit në largim të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që objekti i kësaj ministrie në sheshin “Nënë Tereza”, t’i jepet Presidencës.

Zyrtari i lartë ligjor në MKRS, Bislim Bislimi ka njoftuar greva do të zgjasë deri në momentin kur të rivendoset kjo çështje nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, lokacioni ku ndodhet kjo ndërtesë e pamundëson akomodimin e Presidencës, për çka shpenzimet që do të bëhen sipas tij, janë keqpërdorim i parasë publike.

Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS, po ashtu do të paraqesë kallëzim penal ndaj Yagcilar.

Ndryshe, ministri në largim të mërkurën mori vendim që në objektin e MKRS-së të zhvendoset Zyra e Presidentit.

Kujtojmë se edhe LDK-ja e ka kundërshtuar këtë vendim.

Sipas tyre, ky vendim është edhe më i paarsyeshëm që po ndërmerret në kohën e tranzicionit nga një qeveri në tjetrën, pa planifikim të mirëfilltë paraprak operativ e financiar që sipas tyre, po rezulton në një kosto enorme për qytetarët e Kosovës prej 105 mijë euro qira mujore për dy objekte në pronësi private./21Media

 

Back to top button