Xhaferi: Debati për Kodin Zgjedhor është i jashtëligjshëm

Rregullorja s’e njeh termin debat publik për Ligjet

Termi debat publik i cili u thirr dje nga Aleksandër Kiracovski për ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk ekziston në Rregulloren e Kuvendit, dhe prandaj debati nuk ka bazë ligjore që të realizohet dhe është e kundërligjshme. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Rregullorja njeh vetëm termin shqyrtim publik, dhe ajo parashihet për Ligjet me procedurë të rregullt. Për shkak se propozim-ligjet për ndryshim të Kodit Zgjedhor janë me procedurë të shkurtës, Xhaferi gjithashtu nuk e ka të qartë se cila është esenca që për ligje të tilla të realizohet debat publik të cilat do ta zvarrisin më shumë procedurën.

Në aspekt gjuhësor, shqyrtimi publik prej debatit publik dallon në esencë dhe shqyrtimin publik nuk e sanksionon rregullorja, as më pak në formën siç veprojnë kryetarët e komisioneve këtu, kur kujt i kujtohet dhe mendon se duhet të ketë shqyrtim publik thirr komisionin për të shqyrtuar një propozim ligj. Rregullorja nuk e sanksionon atë punë dhe është e kundërligjshme”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Se s’ka bazë ligjore të realizohet debat publik, deklaroi dje edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski./TV21

Back to top button